“Me emrin e Zotit e nisëm!” – Halil Kastrati nis Qendrën Rehabilituese dhe Arsimore për Nevoja të Veçanta

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Prill, 2025

Komente


“Me emrin e Zotit e nisëm!” – Halil Kastrati nis Qendrën Rehabilituese dhe Arsimore për Nevoja të Veçanta

Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka shënuar fillimin e një ëndrre të madhe me themelimin e Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe personat me aftësi të kufizuara. Ngjarja, e cila shënoi një hap të ri për shoqatën, u zhvillua në praninë e qytetarëve, donatorëve dhe miqve të shoqatës dhe përfshiu figura të rëndësishme të komunitetit, si Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe anëtarë të familjes Jashari, përfshirë Bekim Jashari, si dhe shumë biznesmenë dhe donatorë.

Halil Kastrati shprehu emocionin e tij, duke theksuar se projekti përfaqëson një amanet të madh dhe një përgjegjësi të shenjtë.

“Me emrin e Zotit e nisëm!” – tha ai, duke shpresuar se projekti do të sjellë dritë dhe shpresë për ata që kanë më së shumti nevojë. Në një atmosferë të mbushur me mirënjohje, ai lut për lehtësim në rrugëtimin e realizimit të këtij projekti dhe për shpërblime të mëdha për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë në këtë vepër të madhe. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj